INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia kërcënon SHBA-të me dëbimin e 30 diplomatëve amerikanë

Rusia kërcënon SHBA-të me dëbimin e 30 diplomatëve amerikanë

Publikuar më: 16:36 11-07-2017

Rusia është egërsuar me SHBA pasi kjo e fundit nuk i ka dorëzuar ende dy komplekset e inteligjencës ruse të konfiskuara nën administratën e Obamës. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se ai ishte "duke marrë parasysh masat specifike", por nuk dha hollësira. Më parë, zyrtarët e paidentifikuar rusë thanë se Moska ishte gati të dëbonte rreth 30 diplomatë amerikanë dhe të merrte pronën e Shteteve të Bashkuara. Në dhjetor, administrata e Obamës dëboi 35 diplomatë rusë dhe mbylli dy komplekse të inteligjencës. Ish-presidenti Barak Obama veproi kundër Rusisë pasi burimet e inteligjencës amerikane kishin akuzuar agjentët shtetërorë rusë për sulme në kompjuterët e Partisë Demokratike për të minuar fushatën presidenciale të Hillari Klintonit. Lavrov u tha mediave ruse se ishte "thjesht e turpshme për një vend kaq të madh si Shtetet e Bashkuara, një kampion i së drejtës ndërkombëtare, të lërë situatën në një gjendje të tillë ". "Drejtësia dhe e drejta ndërkombëtare duhet të rikthehen", tha ai, duke akuzuar Kongresin amerikan se ishte "ngarkuar me rusofobinë".

Article Logic
Execution time: 0.0032119750976562