INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rusia kërkon kthimin e Kosovës në Serbi. Zyrtari rus kundër Trump. SHBA-të hapën kutinë e Pandorës [VIDEO]

Publikuar më: 16:51 20-09-2017

Fjalimi i presidentit Trump në OKB ku theksohej nevoja për të respektuar sovranitetin në botë, ka nxjerrë në pah pakënaqësinë e disa vendeve, të cilat kanë thënë se Amerika po shkatërron rendin botëror. Rusia ka nxjerre e para “kthetrat”, duke bërë një kërkesë sa të çuditshme, aq edhe të parashikueshme për një vend që konsiderohet përkrahës i madh i Serbisë. Kreu i Komitetit Shtetëror Duma për çështjet e CIS, integrimi euroaziatik dhe komunikimet me bashkatdhetarët Leonid Kalashnikov në përgjigje të deklaratave të Presidentit të SHBA Donald Trump, i ka bërë thirrje Perëndimit të kthejë Kosovën në Serbi . Sipas tij, apeli për të ruajtur sovranitetin nga presidenti i dhunës që ka shkatërruar të gjithë rendin botëror, është cinik. “Le të fillojmë me Kosovën. Kush e ka copëtuar ish-Jugosllavinë. Ata kanë ardhur në këtë rrugë dhe kanë hapur kutinë e Pandorës” –u shpreh zyrtari rus, duke komentuar performancën e Trump në OKB. Sipas tij Ish-Jugosllavia është shkatërruar duke anashkaluar të gjitha parimet ndërkombëtare të ligjit dhe sanksionet e OKB-së, dhe se ndarja e Kosovës u bë pa asnjë referendum dhe dhunshëm. “Nëse Trump është kapur për Krimenë, do të duhej ta dinte se gadishulli iu bashkua Rusisë me dëshirën e popullit për referendum dhe pa asnjë viktimë apo luftë civile” ka thënë Kalashnikov. Sipas zyrtarit rus SHBA-të kanë shkatërruar të drejtën ndërkombëtare, e tani përpiqen të mësojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607