INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia lë në baltë Jeremiç, ja kush pritet të jetë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Rusia lë në baltë Jeremiç, ja kush pritet të jetë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Publikuar më: 18:18 05-10-2016

Edhe pse ende nuk është kryer votimi formal, mesa duket   ish-kryeministri portugez, Antonio Guterres pritet të jetë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duke zënë vendin e Ban Ki-Moon. Në një votim të fshehtë të mbajtur sot në Këshillin e Sigurimit, Guterres ka marrë mbështetjen unanime. 66 vjeçari është deklaruar si “favorit” edhe nga ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin dhe duket sikur ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç e ka të humbur garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Antonio Guterres, ka drejtuar agjencinë e refugjatëve në gjithë dekadën e fundit.

Më 6 tetor, Këshilli i Sigurimit do të bëj votimin formal dhe më pas do të dërgojë rekomandimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku do të votohet për t’i dhënë vulë vendimit të Këshillit.

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865