INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia ndaloi ekspozimin e flamurit të Kosovës njësoj si flamurin e ISIS'it

Rusia ndaloi ekspozimin e flamurit të Kosovës njësoj si flamurin e ISIS'it

Publikuar më: 16:16 14-07-2018

Pas disa viteve përpjekje, Federata e Futbollit të Kosovës më në fund u pranua në familjen e FIFA-s, duke u mirëpritur në grupin e më shumë se 200 federatave nacionale. Por flamuri i Kosovës ka munguar në stadiumet e Kampionatit Botëror edhe pse është pjesë e FIFA-s. Flamuri i Kosovës është i radhitur në dokumentin prej shtatë faqeve, bashkë me flamurin e Tajvanit dhe Iranin pararevolucionar dhe po ashtu edhe me disa flamuj të lëvizjeve separatiste. Sipas 'The New York Times', flamujt e grupeve terroriste po ashtu gjinden aty, ai i Shtetit Islamik (ISIS) gjithashtu. Në këtë dokument janë flamujt, të cilët janë ndaluar në stadiumet e Kampionatit Botëror. FIFA ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje, duke thënë së ka qenë çështje e komisionit organizator rus. Komisioni më pas ka refuzuar të përgjigjet për këtë çështje.Edhe pse skuadra e Kosovës nuk është në Rusi, vendi i tyre përsëri bëri lajme në Kampionatin Botëror, pasi mesfushori i Zvicrës, Xherdan Shaqiri veshi këpucët në të cilat ishte i vendosur flamuri i Kosovës.

kepucet.pngscreenshot-12_1531576538-5625329.png

Article Logic
Execution time: 0.0034759044647217