Banorët e rajonit Kemerovo në pjesën perëndimore të Siberisë, Rusi, për pak sa nuk janë çmendur nga frika, kur panë së në qiell ishte formuar një re që ngjasonte me “kërpudhën bërthamore” që krijohet pas lëshimit të bombës bërthamore.
“Lufta bërthamore është duke ndodhur në Chusovitin”, thuhet në një lajm të publikuar në Facebook, në të cilin ishte shfaqur edhe një fotografi e “kërpudhës bërthamore”. Ajo ka marrë një vëmendje maksimale në rrjetet e mediave sociale të cilat kanë trasmetuar qindra pamje të kapura nga vetë qytetarët që pyesin të terrorizuar nëse bëhej fjalë për një shpërthim bërthamor.