Duket se tensionet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë realisht serioze. Kjo gjë dëshmohet më së miri nga fakti se Moska është duke stërvitur ushtarët e saj për një luftë të mundshme nukleare. Kjo stërvitje, ndryshe është konsideruar edhe si stërvitja më e madhe e mbajtur nga Rusia, që pas shpërbërjes nga Bashkimi Sovjetik.
Madje, një zyrtar rus ka thënë se gjërat mund të shkojnë deri aty sa njerëzit me pushtet në Rusi, mund të tërheqin djemtë dhe vajzat e tyre, të cilët janë duke u shkolluar në shtete si SHBA-të, Anglia, Franca etj. Retorika e përdorur ka për qëllim të tregojë se Rusia është një superfuqi, e njëjtë sikundër edhe SHBA-të. Në Siri, plani për marrëveshje u shpërbë dhe tanimë tensionet Moskë-Uashington janë rritur ndjeshëm.
Mësohet se thuajse e mbarë popullata e Rusisë është mobilizuar, lidhur me një luftë të tillë të mundshme. Zyrtarët rusë kanë lëshuar edhe disa deklarata, të cilat janë shumë antiamerikane. Ngjan se konflikti më i madh mes dy superfuqive ndodh në Siri. Moska zyrtare ka thënë se do të vëzhgojë nga toka çdo avion amerikan dhe mund të godasë ato, shkruajnë mediet ndërkombëtare.