INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia urdhëron zyrtarët të kthejnë të afërmit në atdhe

Rusia urdhëron zyrtarët të kthejnë të afërmit në atdhe

Publikuar më: 08:08 13-10-2016

Rusia po urdhëron të gjithë zyrtarët e saj për të dërguar në shtëpi të afërmit e tyre nëse jetojnë jashtë vendit duke pasur parasysh tensionet mbi perspektivën e luftës globale.

Politikanët dhe personalitetet e larta thuhet se kanë marrë një paralajmërim nga presidenti Vladimir Putin për të sjellë të afërmit e tyre në “Mëmëdhe”, sipas mediave lokale.

Ky paralajmërim erdhi pasi Putin anulloi një vizitë të planifikuar për në Francë pas zemërimeve për rolin e Moskës në konfliktin sirian vetëm disa ditë pasi Kremlini kishte lëvizur raketat bërthamore në afërsi të kufirit polak.

Ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachez gjithashtu paralajmëroi se bota ndodhet aktualisht në një pikë kritike për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe SHBA-së.

Sipas sajtit rus Znak.com, stafi administratës, administratorët rajonalë, ligjvënënsit e të gjitha niveleve dhe punonjësit e korporatave publike janë urdhëruar për të mardhë fëmijët që i kanë dërguar për shkollim jashtë menjëherë.

Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281