INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rusia zbulon bazën e re. Do të strehojë avionë, në kërkim të rezervave të naftës [VIDEO]

Publikuar më: 15:34 19-04-2017

Rusia ka zbuluar një bazë të re ushtarake të Arktikut që mund të strehojë trupa ushtarake, si dhe avionë luftarakë bërthamor të gatshëm. Kompleksi trekëndësh, i pikturuar në të kuqe, të bardhë dhe blu, ngjyrat e flamurit rus, është ndërtuar në zonën e largët të Alexandra Land . Ndërkohë që pjesët e bazës mbeten sekrete, shefat ushtarakë kanë ofruar një pamje në brendësi të ndërtesës.  Kompleksi pesë-katësh, i quajtur Nagursky është në veriun ekstrem të kufirit Arktik të Rusisë. Kjo bazë do të mbajë 150 trupa të aftë për të mbijetuar në mënyrë autonome në kushte nën zero për 18 muaj. Zyrtarët kanë thënë se mund të vendosin avionë ushtarak atje. Ata mund të jenë luftëtarët MiG-31, të dizenjuar për të rrëzuar avionë me rreze të gjatë, ose do vendoset një bombardues i vijës fundore. Kjo do të jetë  bazë me e madhe ushtarake në Arktik që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.  Moska po shkon aty për të kërkuar rezervat e mëdha të naftës dhe gazit në rajon. Ekspertët besojnë se këto burime vlejnë më shumë se 23 trillion paund. Më parë këtë vit u raportua se Moska po fillon të ndërtojë akullthyes bërthamorë, për  të treguar dominimin  e saj në rajonin polar kundrejt rivalëve tradicionalë si Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Norvegji, si dhe Kinën.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877