INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusia zhgënjen, mposhtet 1-2 nga Sllovakia [VIDEO]

Rusia zhgënjen, mposhtet 1-2 nga Sllovakia [VIDEO]

Publikuar më: 18:05 15-06-2016

Nuk kanë fund problemet për kombëtaren e Rusisë. Po flitet për një përjashtim të mundshëm të saj nga Kampionati Europian dhe këtë fatkeqësi e thellon më shumë edhe humbja ndaj Sllovakisë. Kjo e fundit tregoi një formë të shkëlqyer në fitoren 1-2 ndaj Rusise. Fitore historike për sllovakët, pasi është hera e parë për të në një Europian që pas ndarjes nga Çekia. Pjesa e parë u dominua totalisht nga sllovakët që kaluan në avantazh të dyfishtë me dy gola tepër të bukur nga Ëeiss dhe Hamsik. Ndërkohë Rusia ngushtoi shifrat në mintuën e 80′ më anë të Glushakov, por vetëm kaq. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-1 dhe Sllovakia barazon kryesuesit e Uellsit me 3 pikë, ndërkohë që Rusia mbetet në vendin e fundit me 1 pikë në dy ndeshje.

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504