Ndërsa na u desh kohë të mësoheshim me idenë se Ciara dhe Russell Wilson, kishin vendosur të mos kryenin marrëdhënie para martesës, mësojmë një tjetër fakt interesant për dyshen e njohur.
Drithërues më saktë… Burime të afërta me çiftin, thonë se ekperienca e natës së tyre të parë ka qenë si e shkëputur nga skenat e filmave më romantikë me të cilët mund të jeni ndeshur. Kjo sepse asnjë human tjetër nuk do të kishte reagimin që Russell Wilson ka patur në shtrat me Ciaran. Burimet thonë se futbollisti amerikan ka ndjerë një lidhje kaq të fortë me këngëtaren seksi, sa ka shpërthyer në lot.
“Ia ka vlejtur pritja., sidomos për Russell” ka thënë një person i brendshëm .“Seksi mes tyre ishte kaq intensiv sepse ata ishin mendërisht, shpirtërisht dhe fizikisht thellësisht të përfshirë. Russell është ndjerë si në Parajsë” përfundon burimi në fjalë.. Përfundimisht, Russell ringjall shpresat se romantizmi nuk ka vdekur ende! Ka më ëmbël se kaq?!