INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’dinim gjë! Mos aplikoni për të dashur, por kush është djali që i ka vjedhur zemrën Arilena Arës? [FOTO]

S’dinim gjë! Mos aplikoni për të dashur, por kush është djali që i ka vjedhur zemrën Arilena Arës? [FOTO]

Publikuar më: 09:22 28-05-2019

Arilena Ara është një prej këngëtareve shqiptare më të suksesshme, fama se së cilës i ka kaluar kufijtë. Me këngët, por edhe me pamjen e saj Arilena ka bërë për vete jo vetëm publikun shqiptar, por edhe atë të huaj. Kurioziteti i fansave për të ditur për jetën e saj private është i madh, mirëpo Arilena tregohet e kujdesshme duke mos zbuluar thuajse asnjë detaj, por mbrëmjen e kaluar “rrëshqiti” pak.

Ajo ishte e ftuar në emisionin e Alketa Vejsiut dhe kur u pyet nëse pranon aplikime për të dashur, Arilena me përgjigjen e saj la të kuptohej se ajo është në një lidhje.

"Jo, është full, nuk pranojmë aplikime për boyfriend, aplikimet janë mbyllur", u shpreh Arilena dhe Alketa tha se të gjithë e kuptuan se çfarë donte të thoshte këngëtarja.

lenna.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035548210144043