Ajo është një ndër femrat më të komentuara në botën e showbizzit në Itali, por jo vetëm. Jo thjesht për faktin se është bashkëshortja e menaxherja e një prej sulmuesve më të mirë të momentit, Mauro Icardit, por edhe për fotot provokuese që poston në rrjetet sociale.
Bashkëshorti i saj Mauro Icardi po shkëlqen në fushën e blertë, por jashtë saj po përballet me disa probleme të vogla shtëpiake. Sipas të përjavshmes ‘Novella 2000’, sulmuesi argjentinas dhe partnerja e tij Wanda Nara nuk do të kenë më privatësi në pishinë, për shkak të shtëpisë ngjitur. Dhe cilët janë fqinjët e argjentinasit? Bëhet fjalë për Kevin-Prince Boateng me bashkëshorten e tij bukuroshe, Melissa Satta.
Sipas medias italiane, problem këtë radhë është pishina që kanë instaluar në apartamentin e tyre dyshja e famshme, pasi ka krijuar disa situata të pakëndshme.
Me sa duket, pishina në fjalë ka një problem, pasi uji i saj kullon në apartamentin poshtë në kompleksin ku jeton sulmuesi argjentinas i Interit me partneren e tij në Milano. Poshtë ka shtëpinë një tjetër çift shumë i famshëm në futbollin italian, sulmuesi Kevin Prins Boateng me partneren e tij, Melisa Sata.
Ndryshe nga sa mund të mendohet, mes familjeve në fakt nuk ka edhe aq marrëdhënie të mira e jo për faktin se Boateng ka qenë pjesë e Milanit dhe Ikardi është kapiteni i Interit. Uanda Nara këtë vit është prezantuese në emisionin “Tiki Taka”, vend të cilin ia ka marrë pikërisht komshies të një kati më poshtë, e cila me siguri nuk e sheh me sy të mirë, aq më shumë tani që i pikon edhe tavani prej saj.