Edhe ju bëni veprime të tilla për ish-in?
Një ndër çiftet më të dashur për publikun ishin pikërisht Selena Gomez dhe Justin Bieber. Ata janë lidhur dhe ndarë disa herë, e ndërkohë që para pak muajsh morën vendimin përfundimtar për të ndarë rrugët e tyre.
Justin u martua me modelen Hailey Baldwin, ndërsa Selena nga ana tjetër i është dedikuar karrierës dhe së shpejti do të publikojë filmin e saj të ri.
Por mesa duket Selena ka vendosur të fshijë çdo gjë që ka të bëjë me këngëtarin. Të gjithë fansave së fundmi i ka tërhequr vëmendjen një veprim i Selenës. Këngëtarja ka vendosur që pas shumë kohësh të fshijë nga profili i saj një dedikim që ka publikuar në 2018 për Justin.
“1 mars 1994, dikush që unë njoh, që është super cool erdhi në jetë. Boom”, shkruante ajo në foto duke ju referuar Justin. Por siç duket Selena nuk dëshiron më që të ketë asnjë lidhje me këngëtarin dhe siç dukej ky postim ja kujtonte shumë.