Na kanë pushtuar lajmet mbi familjen Kardashian-West dhe këtë herë bëhet fjalë për Kim.
Siç duket brunia bukuroshe po ia del të heqë qafe të gjithë kilogramet e tepërt të fituar përgjatë shtatzanisë. Së fundmi Kim ka ndarë në Snapchat me ndjekësit e saj peshën e cila është aktualisht 61 kilogramë. Këtë fakt ajo e ka bërë të ditur përmes një fotoje ku shfaqej duke qëndruar mbi një peshore. Megjithatë ende e pakënaqur me peshën e saj, mami i dy fëmijëve ka bërë të ditur dëshirën për të humbur edhe 5 kilogramë të tjera në mënyrë që të arrijë peshën e saj ideale të vitit 2010-të. Sekreti i saj? Dieta ushqimore e njohur si Atkins40!