Ermal Mamaqi ka treguar së fundmi shifrën marramendëse që i është dashur të shpenzojë për të prodhuar “I love Tropoja”.
“Nga pikëpamja e buxhetit që është shpenzuar, investimit në kohë, në financa, por edhe nga organizimi, sepse unë tashmë isha i përgatitur për një sukses.
Kishim një histori suksesi dhe e dinim se si t’i maksimalizonim të gjitha hyrjet ose shfaqjet dhe bashkë me ekipin pata një organizim shumë të madh në shpërndarjen e filmit, por edhe prodhimi ka pasur më shumë aktorë. Ata ishin më me kualitet.
Kostoja ka qenë 3-fishi i ‘Dy gisht mjaltë’. I ka kaluar 750 mijë euro për ta prodhuar si film ‘I love Tropoja’”,- tha Ermali.
Aktori së fundmi ka njoftuar se në muajin tetor do të sjellë një serial. Në të do të marrin pjesë shumë personazhe të famshëm, mes të cilëve Megi Pojani, Klea Huta, Jonida Vokshi etj.