Katër makina të blinduara, që u bllokuar në kryeqytet 2 ‘Benz-a’ e 2 ‘Audi’ sipas burime mediatike i përkasin Emiljano Shullazit dhe bandës së tij, shumica prej të cilëve ndodhen pas hekurave në gjykim për disa akuza të rënda.
Burimet sipas Syri.net thonë gjithashtu se 3 prej makinave të sekuestruar janë të vjedhura në vendet e BE-së dhe të sjella në Shqipëri, ku përdoreshin nga Emiljano Shullazi dhe miku i tij me inicialet P. S.