Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea vazhdon të jetë shumë e komentuar që pas ndarjes nga Bearti dhe ashtu si shumica e vajzave pas ndarjes, ajo vazhdimisht po ndryshon pamjen.
Pas flokëve të kuqe, Tea i preu ato dhe i ktheu në ngjyrë kafe ndërsa tani ish-konkurrentja ka bërë një tjetër ndryshim. Tea i ka zgjatur flokët, por duke ruajtur të njëjtën ngjyrë. Ky ndryshim e bën të mos njihet, por dhe i shkon shumë.
Në fotot e shumta që shpërndau të ndryshimit të saj, na bëri përshtypje një shprehje e shkruar, e marrë nga kënga e Halsey- “You should be sad”.
“I’m just glad I made it out ëithout breakin' down”, thuhet në foton e shpërndarë nga Tea, shprehje që nënkupton se është e lumtur që ia ka dalë pa u lënduar shpirtërisht.