INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"S'doja ta kaloja Shën Valentinin vetëm"/ Jasmina i surprizon të gjithë, ngrihet dhe puth Andin në buzë, ja si reagon ai!

Publikuar më: 22:48 14-02-2021

Mbrëmjen e sotme po zhvillohet puntata e radhës e Përputhen Prime, e cila ka sjellë jo pak surpriza. Ka qenë pikërisht Jasmina, e cila habiti gjatë debatit me Mevlanin. Ajo u ngrit dhe fillimisht iu drejtua Andi, të cilit i dha një puthje në buzë. Kjo gjë shkaktoi habi tek të gjithë konkurrentët, mes tyre edhe tek vetë Andi, i cili tha se mbeti pa fjalë dhe se nuk e priste. Kur u pyet për këtë gjest, Jasmina tha se e bëri, pasi në një mënyrë apo në një tjetër, nuk donte që këtë Shën Valentin ta kalonte vetëm, si dhe këtë puthje nuk kishte patur guxim ta jepte kur ishte në takim.

“Duke qenë se është Shën Valentini nuk doja ta kaloja vetëm. Ishte një puthje që u la mangët te takimi ynë! Të dy e dnjemë për ta bërë gjatë takimit, por u shtangëm prej kamerave. Doja ta bëja që në takim, por s’e bëra dot! Ka diçka brenda.”

 Andi tha se mbeti pa koment dhe nuk e priste këtë gjë, por edhe u shpreh: "I paska buzët e ëmbla". 

dnat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0017988681793213