INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’duhet humbur! Kjo këngëtare shqiptare përfundon në INSTAGRAM-in e Gigi Hadid, supermodelja ka diçka për t’i thënë [FOTO]

S’duhet humbur! Kjo këngëtare shqiptare përfundon në INSTAGRAM-in e Gigi Hadid, supermodelja ka diçka për t’i thënë [FOTO]

Publikuar më: 18:59 25-04-2018

Ehh kush nuk do donte të dilte në Instagramin e Gigi Hadid!

Para dy ditësh Gigi Hadid festoi ditëlindjen e saj të 23-të, ditëlindje të cilën me plot gojën mund ta quajmë “të artë”. Ajo u nda nga Zayn Malik muajin e kaluar, por Gigi Hadid nuk ka lënë pas festën e ditëlindjes dhe dukej e mrekullueshme teksa ishte veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë ari.

Përpos postimeve të shumta rreth ditëlindjes në Instagramin e saj, Gigi i ka kushtuar një postim këngëtares shqiptare Dua Lipa. Kjo e fundit ka vënë një aksesor të dizenjuar nga Gigi, pikërisht një “choker” dhe supermodelja e ka publikuar në Instastory, madje emrin e saj e ka vendosur mes dy kurorave, pra si për t’i thënë që është një princeshë e vërtetë.

 

gigiosintda.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033957958221436