Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të shoëbiz-it shqiptar. Ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme.
Në muajin korrik ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka. Mirëpo deri më sot asnjëri prej të dyve nuk ka postuar asnjë foto të vogëlushes.
Së fundmi, teksa ndiqte njërën prej performancave në "Këngën Magjike", Xhensila po filmonte ekranin e televizorit dhe po këndonte, mirëpo këngën e saj e ka ndërprerë zëri i ëmbël i Ajkës e cila më pas fillon të qajë, ndërkohë që Xhensila qesh.
"O jetë", dëgjohet t'i thotë këngëtarja Ajkës dhe më pas ka nisur të këndojë sërish këngën që po ndiqte në ekran.
47417749_498933600601547_4284340189700030464_n from Vimeointv.al on Vimeo.