Sonte Romeo u fut në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për të surprizuar Donaldin, por dhe për të “vënë në lojë banorët”. Ai veshi rrobat e Donaldit, dhe u fut në dhomën e ndenjies, ku ishin dhe banorët e tjerë.
Menjëherë u transmetua një klip, por megjithatë reagimi i Beatrix që e pa me çudi nuk duhet humbur. Më pas, secili prej tyre e shihnin çuditshëm, veçanërisht Einxhel, që ka punuar me dy djemtë më parë.
“Të t’i shoh tatuazhet”, tha ajo, ndërkohë që Beatrix u ngrit mënjeherë për t’iu larguar.
Më pas të gjithë takuan Romeon, dhe shpërthyen në të qeshura.
Mes gjithë momenteve, ndoshta më i bukuri ishte puthja në ballë, kur takoi Beatrix, që dukej edhe si një konfirmim i raportit të saj me Donaldin.
Mes emocionesh, ai përshëndeti banorët, dhe sigurisht në fund nuk i kurseu këshillat për vëllain. “Je i fortë, jepi gaz”, tha ai, e duket se kjo ishte forca që i nevojitej Donaldit…