Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj, pak kohë kohë më parë konfirmuan ndarjen e tyre. Megjithatë dyshja kanë vendosur që të ruajnë një raport shoqëror shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Por tani që është beqare duket se një tjetër ish konkurrent po i vardiset sërish Sarës. Bëhet fjalë për Erlind Kapllanin.
Ai ka kujtuar takimin e tij me Sarën në Përputhen, ku u përpiqej të gatuante për të.
Në një video ku është transmetuar takimi i Shqipes dhe Giusepes, Erlindi ka komentuar duke etiketuar Sarën.
“Eeh si iken vitet nuk jane ndje hic ? akoma tu gatu vet se jam koprac me te cu n restorant ?”, shkruan Erlindi, ndërsa Sara i përgjijet: “Nuk ndryshon njeriu o Erlind sado vite te kalojne”.
Nuk e dimë nëse dyshja po shoqërohen më njëri-tjetrin por komente të tilla gjithnjë i bëjnë ndjekësit të dyshojnë.