Ka nisur sezoni i ri i emisionit “Në Kurthin e Piter Pan”, ku i ftuar i parë ka qenë gazetari i njohur Adi Krasta. Gjatë emisionit, Krasta mori një premtim nga regjisorja Vera Grabocka.
Grabocka nuk ka dhënë asnjëherë intervista dhe i premtoi publikisht gazetarit se intervistën e saj të parë do ta zhvillonte me të.
Adi Krasta: Unë them që duhet të merret sot një deklaratë po të ketë trimërinë e duhur.
Alketa Vejsiu: Vera është trime. Unë kam hapur krahun. Mendoj që intervistën e vetme të jetës do t’ia japësh Adi Krastës, unë mund të shkruaj biografinë tënde ose mund të jem e intervistuar prej tij, për ty. Sepse kam 20 vite që të njoh më mirë se shumë të tjerë. Por ti duhet t’i japësh një premtim Adi Krastës i cili e meriton të ta bëjë këtë intervistë.
Adi Krasta: Atë shprehjen e famshme…unë nuk di dhe nuk flas, por po ta jap një intervistë të jesh i bindur që do të ta jap ty, por ka nja 30 vjet.
Vera Grabocka: Adi, patjetër! Sigurisht, Sigurisht!