INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’është më Kukësi me banorët me të papunë në vend, por një qytet që çuditërisht ka shumë resurse

S’është më Kukësi me banorët me të papunë në vend, por një qytet që çuditërisht ka shumë resurse

Publikuar më: 10:18 06-09-2019

Nuk është më Kukësi qyteti me numrin më të lartë të të papunëve në vend. Anketa e forcave të punës e INSTAT ka renditur qarqet që kanë papunësinë më të lartë. E është e habitshme që Vlora mban rekord në një kohë që dihet që është një qytet me shumë resurse dhe me bregdet e turizëm.
Në këtë qark 23.5% e popullsisë është e papunë. E çuditë nuk përfundojn këtu pasi distanca e shkallës së papunësisë midis Vlorës dhe qarqeve të tjera është tejet e lartë. Në vendin e dytë renditet, qarku i Lezhës me 19.1% të banorëve të papunë. Pas tyre si qarku me papunësi të lartë është Tirana me 16.6%, Durrësi me 13.4% dhe Shkodra me 12.3% të banorëve të papunë.

Ndërsa Qarku me papunësinë më të ulët rezulton të jetë Korça me rreth 5.1%, si dhe Dibra e Berati. Papunësia reale duhet të jetë shumë herë më e lartë për sa kohë që jo të gjithë qytetarët regjistrohen në zyrat e punës si punëkërkues.

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285