‘’Për’puthen’’ duket se do të befasojë publikun duke rikthyer në program dy nga personazhet më të përfolur të sezonit të kaluar. Bëhet fjalë për Ana Lleshin dhe Mevlan Shaba, të cilët nuk arritën të gjejnë dashurinë sezonin e kaluar dhe do ta provojnë sërish këtë sezon.
Sipas lajmi net kjo tashmë është zyrtare dhe pritet që brenda ditësh dyshja të bëhen pjesë e programit.
Kujtojmë se Ana u largua nga ‘’Për’puthen’’ pasi Arjoni publikoi disa fotografi që zbulonin takimin e tyre jashtë programit, ndërsa Mevlani doli me Ledjanën duke lënë hapësirë për vazhdim të njohjes jashtë, por që gjërat nuk shkuan mirë dhe dyshja nuk u lidhën kurrë.