Roza Lati është një nga moderatoret më të komentuara shqiptare, e cila është mjaft e ndjekur në profilin e saj në Instagram. Roza njihet për karakterin e saj të veçantë pasi është shumë e drejtpërdrejtë dhe gjithmonë i thotë gjërat troç.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka bërë disa pastime ironizuese për meshkujt shqiptarë.
Të gjithë e dimë se moderatorja eksperimenton shumë me modelet dhe ngjyrat e flokëve por më i pëlqyeri i saj është modeli i flokëve i cili quhet "gërsheta afrikane".
Së fundmi, në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory ka publikuar një foto ku shihet se ka bërë përsëri modelin e saj të preferuar i cili quhet "gërsheta afrikanë" dhe që nga qershori ajo shfaqej kudo me gërshetat e saj ngjyrë kafe.
Por, ditën e djeshme Roza bëri të ditur që është lodhur nga ngjyra kafe e flokëve të saj sepse është kaq e zakontë dhe është mbushur Shqipëria plot. Me tendencën për të qenë ndryshe nga të tjerët, moderatorja i ka lyer flokët e saj në rozë.
“Meqë me gërshetat bezhë dhe kaf kam parë që është mbushur e gjithë Shqipëria, thash po guxoj aty ku s’guxojnë dot kaq kollaj”- ka shkruar moderatorja në foton e postuar në “Instastory”.
Në një postim tjetër e cila ka pozuar para pasqyrës me modelin e ri të flokëve ka shkruar:
“Roza Lati 667 (një hap para dreqit)”.