INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S'i ka lënë gjë! Njihuni me “vjehrrën” e Oriola Marashit, të cilës Eros i ngjanë kaq shumë! (Foto)

S'i ka lënë gjë! Njihuni me “vjehrrën” e Oriola Marashit, të cilës Eros i ngjanë kaq shumë! (Foto)

Publikuar më: 12:36 19-11-2020

Kryefjala e mediave për muaj të tërë është bërë çifti shumë i dashur për publikun, Oriola Marashi dhe Eros Grezda.

Lidhja e tyre tashmë është konsoliduar dhe gjërat janë bërë aq serioze mes dyshes, saqë flitej se ata ishin gati të hidhnin një hap drejt fejesës.


Mirëpo, pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre dhe gjërat u shtynë për më vonë, ndërkohë që Oriola dhe Erosi vazhdojnë të shijojnë kohën me njëri-tjetrin dhe të ndajnë herë pas here së bashku momente në rrjete sociale.

Sot, mamaja e Erosit feston ditëlindjen, ndaj ne u njohëm për herë të parë me “vjehrrën” e Oriolës.


Futbollisti ka uruar të ëmën me dy foto ku shfaqet së bashku me të, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Urime ditëlindjen nanë”

WhatsApp-Image-2020-11-19-at-10.56.50.jpgWhatsApp-Image-2020-11-19-at-10.56.51.jpg

 

Ajo që vëmë re menjëherë në foto është ngjashmëria e madhe që Erosi ka me mamanë e tij, të cilës i ka marrë thuajse të gjitha tiparet.

Mamaja e Erosit duket si një vajzë e re dhe shumë simpatike, ndaj lum Oriola për ‘vjehrrën’ që ka!

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826