INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’i ka mirë punët kështu me bashkëshortin miliarder! Angela Martini zbulon se çfarë urren dhe premton: Nuk do ta bëj kurrë! [FOTO]

S’i ka mirë punët kështu me bashkëshortin miliarder! Angela Martini zbulon se çfarë urren dhe premton: Nuk do ta bëj kurrë! [FOTO]

Publikuar më: 21:25 29-03-2018

Me siguri ky detaj shumë i rëndësishëm nuk i pëlqen bashkëshortit të saj rumun Dragos Savulescu!  

Thonë që dashuria vjen nga stomaku, por mesa duket kjo shprehje s’ka vlerë për modelen shqiptare Angela Martini. Kjo e fundit po kalon periudhën më të mirë të jetës së saj dhe para disa muajsh kurorëzoi dashurinë në martesë me miliarderin rumun dhe të dy ata na kanë treguar nëpërmjet rrjeteve sociale se janë çifti perfekt.  Por një detaj le të themi jo të mirë për veten, Angela e ka zbuluar në Instagram ditën e sotme me anë të një fotoje.

Fotografuar në kuzhinë, me një thikë dhe domate e karrota rreth tavolinës, Angela ka shkruar: “E lodhur nga puna në kuzhinë”. Frazën e ka shoqëruar me një ikonë të qeshure e jo më kot, pasi më poshtë ka sqaruar të vërtetën. “Nuk kam gatuar ndonjëherë në jetë dhe nuk do ta bëj kurrë”, ka shtuar Martini, duke zbuluar kështu një ndër ato aktivitete që ajo nuk i ka aspak qejf.

adore.png

 

Nëse gatuan Dragos apo ata kanë shumë dashuri për restorantet këtë nuk e dimë, por me siguri miliarderi rumun do donte ndonjë gjë nga duart e modeles shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0042309761047363