Ky fundvit është kremtuar ndryshe nga zakonisht në Shqipëri. Qeveria vendosi që asnjë kapsollë apo fishekzjarr të mos blihet lirshëm në markete apo dyqane të ndryshe. Ato janë shitur vetëm pas lejes së marrë në polici. Ndërkohë në këtë vit nuk ka më as loto dhe kazino. Qeveria ka vendosur me ligj që ti mbyllë, por në ditën e dytë të zbatimit të këtij ligji ka folur edhe Kryeministri Edi Rama.
Edi Rama:
"Vit i Ri si ky pa kumar e pa kapsolla s'ishte parë prej shumë kohësh?E pastë këmbën e mbarë deri në fund?"