INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“S’jam dënuar e as arrestuar në Greqi”, PD i përgjigjet Kajmakut: S’të mbron dot as Rama as Arta Marku [FOTO]

“S’jam dënuar e as arrestuar në Greqi”, PD i përgjigjet Kajmakut: S’të mbron dot as Rama as Arta Marku [FOTO]

Publikuar më: 17:13 27-08-2019

Fituesi i zgjedhjeve një partiake në Vorë, Agim Kajmaku ka reaguar lidhur me dokumentet e publikuara nga PD-ja ku akuzohet se ka qenë i arrestuar në Greqi.

“Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat. E verteta ime do vertetohet sic e kam then, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret. Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot”, shkroi Kajmaku.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ju përgjigj reagimit të kandidatit të PS-së në Vorë, Agim Kajmaku. Kryebashkiaku i Vorës mohoi se është i dënuar në Greqi dhe paraqiti një foto të pasaportës që tregon se ai ka udhëtuar në këtë vend dhe nuk është i ndaluar.

Por përfaqësuesi i PD-së deklaron se Kajmaku është i ndaluar të udhëtojë në Greqi me emrin që ka pasur me parë, Jorgo Toto, ku figuron se është arrestuar për përdorim të parave false. Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi

“Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!

Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?

Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?

Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!”.

adr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034899711608887