INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’janë ndarë asnjëherë?! Padashje ose me qëllim, LOREDANA zbuloi këtë DETAJ të rëndësishëm për lidhjen me MOZZIK!

S’janë ndarë asnjëherë?! Padashje ose me qëllim, LOREDANA zbuloi këtë DETAJ të rëndësishëm për lidhjen me MOZZIK!

Publikuar më: 14:29 28-12-2020

Me videot dhe dokumentarët e realizuara, Loredana dhe Mozzik konfirmuan në një farë mënyre se ishin kthyer sërish me njëri-tjetrin. Në një prej videove të publikuara, Mozzik u shpreh madje se Loredana ishte ndryshe nga çdo femër tjetër, ndërkohë që reperja deklaroi se kalon shumë kohë me Mozzik vetëm.

Tashmë ata kanë nisur një kapitull të ri, sepse pasi festuan bashkë ditëlindjen e 2-të të vajzës së tyre Hana, Loredana dhe Mozzik nisën dhe pushimet dimërore.

Mirëpo siç duket, ata s’janë ndarë kurrë, të paktën në letra dhe këtë na e tregoi reperja e njohur, në një mënyrë shumë të veçantë.

Ajo ka treguar se po udhëton drejt Stambollit, mirëpo në biletën e udhëtimit shkruhet “Loridana Aliu”.

Pikërisht ky emër dhe mbiemër ka treguar se pavarësisht mosmarrëveshjeve për disa kohë, Loredana dhe Mozzik s’janë ndarë kurrë në letra dhe ajo ka mbajtur gjithmonë mbiemrin e partnerit!

stab.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002406120300293