INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’jeni të qartë nëse jeni apo jo të prekur nga ankthi? Ja shenjat...

S’jeni të qartë nëse jeni apo jo të prekur nga ankthi? Ja shenjat...

Publikuar më: 09:45 12-06-2018

Shumë persona të ndjeshëm apo të ngarkuar emocionalisht janë më të predispozuar të preken nga ankthi. Po shumë nga ta nuk i kuptojnë shenjat me qëllim, që të kërkojnë ndihmë.

Ja disa shenja:
-Ndiheni nervoz ose të frikësuar
-Rrahjet e zemrës janë shumë të shpejta, frymëmarrja është e shpejtë dhe keni tension të muskujve.

Ankthi mund të nxitet edhe nga stresi. Njerëzit që shqetësohen për gjëra shumë të vogla që ndikojnë në punën apo marrëdhëniet me të tjerët, mund të kenë çrregullime të ankthit. Çrregullimet e ankthit janë lloji më i përhapur i sëmundjeve mendore. Gratë janë dyfish më të rrezikuara se meshkujt. Rreziku është gjithashtu më i lartë nëse jeni nën 35 vjeç ose keni ndonjë sëmundje kronike, por nuk përjashtohen as moshat e tjera.
Ankthi mund të kurohet me terapi dhe me ilaçe të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të simptomave, fizike si rrahjet e shpejta të zemrës, dridhja apo marramendje.

Article Logic
Execution time: 0.0033571720123291