INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S'ka dashni! Mimoza i la fajin dhe Seldi i bëri ''DISS'' me yllin e OTR-së?! Pas ndarjes ata paskan marrë vendimin drastik dhe tani e pamë! [VIDEO]

S'ka dashni! Mimoza i la fajin dhe Seldi i bëri ''DISS'' me yllin e OTR-së?! Pas ndarjes ata paskan marrë vendimin drastik dhe tani e pamë! [VIDEO]

Publikuar më: 13:29 13-01-2019

Prej disa javësh Seldi kishte njoftuar që do të vinte me një këngë të re në bashkëpunim me vajzën e Sabianit, Keisi Medini. Kënga më në fund është publikuar së bashku me videoklipin.

"S'ka dashni", mban titullin bashkëpunimi i parë i Seldit dhe Keisit dhe debutimi i parë në muzikë i modeles bukuroshe. Tekstin duket se e kanë shkruar vetë Keisi dhe Seldi, ndërsa disa nga fjalët që këndon ky i fundit janë:

“S’të kam tradhtuar/ A jam duke të munguar/ Thuaj ku je të vij/ T’ia nisim nga e para/ Jeta është shumë e shkurtër/ S’ia vlen të bëjmë gara”. Menjëherë vijnë edhe reagimet e ndjekësve të Seldit, të cilët duket se po e marrin hitin e tij të ri si një “diss” për ish-të fejuarën, Mimoza Shkodra.

Kur folën për ndarjen e tyre u treguan shumë të përmbajtur dhe thanë që u ndanë me kompromis dhe gëzonin respekt për njëri-tjetrin. Gjithashtu ndiqnin njëri tjetrin në instagram, por mesa duket marrëdhënia është ftohur sepse tani nuk janë më “miq” në këtë rrjet social. As Seldi dhe as Mimoza nuk duan t’ia dinë se ç’po bëjnë ata me jetën e tyre në Instagram.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037062168121338