INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"S'ka dorëheqje", drejtorët e spitaleve injorojnë Ramën

Publikuar më: 09:14 02-08-2017

Drejtorët e Spitaleve Rajonale injorojnë udhërin që u dha dy ditë më parë kryeministri Rama për të dhënë dorëheqjen. Kur kanë kaluar 24 orë nga afati i vënë nga kryeministri, asnjëri prej tyre nuk e ka paraqitur aktin e dorëheqjes dhe kanë vijuar normalisht punën.
“Nuk e kam dhënë ende, por jam i gatshëm ta jap. Më morën ata të ministrisë dhe më thanë se mund ta jap dorëheqjen dhe me e-mail dhe është ministri që do ta pranojë ose jo atë”, thau shpreh drejtori i spitalit të Dibrës Beqir Bici për gazetën Panorama, i cili vjen nga radhët e LSI.
Disa drejtorë të tjerë janë shprehur se nuk mund ta braktisin detyrën në këtë periudhë, pasi ka flusk pacientësh.
Kryeministri u kërkoi atyre të largohen duke i bërë përgjegjës për keqmenaxhimin e spitaleve.
Në të njëjtën mënyrë ai veproi edhe me drejtorët e Hipotekave, të cilët, ndryshe nga drejtorët e spitaleve, i parqiten menjëherë dorëheqjet, pa kaluar 24 orë nga kërkesa e kryeministrit.

DREJTORËT E SPITALEVE

Shkodër - Përparim Çela
Lezhë - Pashko Smaçi
Kukës - Hasije Zeneli
Dibër - Beqir Biçi
Durrës - Viola Cikalleshi
Elbasan - Desantila Tahiraj
Berat - Arqile Vasili
Fier - Andrea Dollaku
Lushnje - Panore Veliu
Gjirokastër - Përparim Muço
Vlorë - Bruna Mersini
Përmet - Elda Cullufe
Tepelenë - Stoli Selmani
Mirditë - Lek Reçi
Sarandë - Arjan Kalcuni

Article Logic
Execution time: 0.0025620460510254