Ai është një ndër aktorët më të përfolur të momentit në shtetin turk. Aktori së fundi ka pranuar se është me prejardhje shqiptare teksa fliste për mediat turke dhe në rrjetet sociale është zgjedhur si aktori më i preferuar. Bëhet fjalë për Can Yaman dhe moderatorja e njohur turke, Sed Akgul, duket se tashmë në listën e saj të meshkujve që u bën lajka ka shtuar edhe bukuroshin shqiptar. Ajo e ka ngritur atë në piedestal duke e quajtur “hyjni” dhe ka deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë e lidhur me një mashkull aq burrëror sa ai. “Falë tij edhe pozat e mia ideale janë përmirësuar. Këto fotografi janë fiks si unë në jetën time të përditshme.Nuk e përdor photoshopin në fotot e mia” – ka shtuar moderatorja.