INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka faj për palestrën, por çfarë e ka munduar? Edhe Lori Hoxha bën të njëjtin veprim që kemi bërë ne në shkollë! [FOTO]

S’ka faj për palestrën, por çfarë e ka munduar? Edhe Lori Hoxha bën të njëjtin veprim që kemi bërë ne në shkollë! [FOTO]

Publikuar më: 15:12 12-04-2019

Lori Hoxha është një ndër vajzat më të komentuara në rrjetet sociale. Fashionistja shqiptare tërheq gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj unik në të veshur dhe shijen e hollë. Ajo është shumë aktive në Instagram dhe Snapchat ku publikon shpesh foto e video të ndryshme të cilat pëlqehen shumë nga ndjekësit e saj. E kemi vënë re që Lori merret gjithashtu me palestër, por përfshihet te ai grupi i personave që orët në palestër i duken shumë të gjata.

Ajo ka postuar në Instastory një meme ku një pjesë e mirë prej nesh gjejmë veten lidhur me palestrën.

“Unë në palestër duke shpresuar se 30 minuta kardio do të bëjnë magjinë dhe do të djegin të gjithë kekun që konsumova në mëngjes dhe të gjitha zgjedhjet e tjera të gabuara ushqimore që kam bërë në jetë” – shkruhet në meme teksa Lori ka komentuar sipër saj, “kjo jam unë”.

alet.jpeg

Por një postim tjetër është ky i fundit ku shfaqet duke mbushur një filxhan të madh me kafe sepse i duhet të kryejë 3 detyra kursi në një ditë, ndërkohë që ka pasur 3 muaj kohë për t’i bërë.

Po ju i keni lënë të gjitha për në moment të fundit?

hoxa.png

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043