Rasti i Loredanës ka qenë një ndër më të diskutuarit në media ditët e fundit. Këngëtarja shqiptare thuhet se kishte marr 900.000 franga nga një çift zviceran, akuza këto që Loredana i hodhi poshtë duke treguar se lekët janë dhënë me dëshirë të plotë nga ana e Petrës dhe bashkëshortit të saj.
Kjo ngjarje ka patur interes jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Zvicër aty ku ka folur sërish protagonistja e gjithë kësa historie Petra e cila ka akuzuar Loredanën dhe familjën e saj duke i quajtur “familje kriminele”.
Kështu është shprehur shtetësja Petra Z., në një intervistë të radhës për mediat zvicerane në lidhje me skandalin e mashtrimit nga reperja shqiptare Loredana Zefi dhe vëllezërit e saj.
“Blick” shkruan se në rastin e Petra Z, Loredana ka përfshirë të paktën tre vëllëzër të tjerë.
“Asaj i pëlqen ta portretizojë veten si repere e pasur, shfaqet në video me makina luksoze dhe fotografohet me veshje të brendeve”, shkruan “Blick”.
Loredana është e vetmja nga familja që po hetohet dhe vëllezërit e saj duket se janë në rregull me drejtësinë, për momentin.