INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'S’ka këllqe, shfrytëzon vajzat', Donaldi reagon pas kritikave të shumta për ‘lojën’ e Romeos, ja kë ironizon

'S’ka këllqe, shfrytëzon vajzat', Donaldi reagon pas kritikave të shumta për ‘lojën’ e Romeos, ja kë ironizon

Publikuar më: 13:34 07-02-2024

Romeo Veshaj dhe Roza Lati janë dy banorë që janë kthyer në protagonistë gjatë javëve të para të “Big Brother Vip” dhe debatat mes tyre kanë vijuar gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpi.

Së fundmi, Roza e ka akuzuar Romeon se fut hundët në debatet me femrat, referuar kështu një debati që ajo kishte me Heidien. Ndërkohë që tjetër deklaratë e fortë ishte edhe ajo e Albit, i cili iu drejtua Romeos, duke i thënë se është njeri pa këllqe dhe se përdor vajzat e shtëpisë për ta mbrojtur atë.

Lidhur me këto situata dhe shumë të tjera, Donaldi ka reaguar përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, në të cilin ka shkruar:

“Ta bëj edhe unë njëherë opinionistin se nuk më gjen gjë. Romeo paska frikë të merret me gocat kur debatet më të forta i ka me ato.
Një gocë i përmend jetën jashtë dhe vetëm se nuk iu kthye me të njëjtën monedhë, paska frikë dhe mungesë respekti. Imagjinoni të kishte folur Romeo për jetën e saj, do ishte bërë problem kombëtar por nuk e diskuton njeri këtë.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391