Këngëtarja Elvana Gjata, ka postuar foto në llogarinë e saj në Instagram duke u shfaqur shumë simpatike edhe pa grim. Këngëtarja ka treguar se është në një turne që po organizohet në Spanjë, teksa është fotografuar brenda veturës teksa tregon sharmin e saj.
Këngëtarja shkruan se kjo është periudha e preferuar për të pasi po merret me turin dhe provat.
"Duke u marrë me turin, provat, periudha ime e preferuar. Jam shumë mirënjohëse", shkruan Elvana në fotot ku ka marrë komplimenta të shumta, por në sy bie komenti i Ermalit.
"Zemra mamit. Vdektë mami për ty... shume bukur ke dal mam. Bravo", i komenton Ermali duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e Elvanës.