INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S'ka më dilema! Ronela e thotë TROÇ: Me Zerkën jemi ... [FOTO]

S'ka më dilema! Ronela e thotë TROÇ: Me Zerkën jemi ... [FOTO]

Publikuar më: 14:43 17-11-2019

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër dyshet më të përfolura në showbizz-in shqiptar dhe pse kurrë nuk e kemi zbuluar plotësisht nëse janë ose jo në një lidhje.

Shpesh të dy artistët lënë për t'u kuptuar se mund të jenë në një lidhje e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gjithmonë i janë shmangur pyetjeve për njëri-tjetrin nëpër intervista.

Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë e ftuar mbrëmjen e së shtunës në emisionin “Shiko Kush Luan” të Luana Vjollcës. Mjaft sportive dhe plot humor siç është gjithnjë, Ronela dukej më në formë se kurrë në këtë dalje televizive.

Përveç lojërave argëtuese dhe batutave të shkëmbyera gjatë emisionit, Ronela është pyetur për një nga temat që ka qenë më shumë në qendër të vëmendjes, marrëdhënia e saj me këngëtarin Young Zerka.

Dy puntata më parë, në “Shiko Kush LUAN” Young Zerka bëri dy deklarata kontradiktore. Fillimisht këngëtari u përgjigj se shpirti binjak i tij është Ronela Hajati më pas në një tjetër lojë e konsideroi atë vetëm kolege.

Në këtë puntatë të “Shiko kush Luan” me anë të lojës ‘Ndaje ose Haje’, Ronela Hajati u pyet sërish për ta sqaruar një herë e mirë se çfarë është Young Zerka për të dhe ajo pa u menduar gjatë u përgjigj: “Shpirt binjak”.  

Të jetë ky konfirmimi i shumëpritur pas shumë vitesh aludime për lidhjen e tyre?

5cc61e92-fd02-443f-93aa-1fc3aed050d4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031788349151611