INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka më dyshime! Ja e vërteta e ndarjes së Danjelit dhe Fotinisë, nuk pritej! [FOTO]

S’ka më dyshime! Ja e vërteta e ndarjes së Danjelit dhe Fotinisë, nuk pritej! [FOTO]

Publikuar më: 15:30 27-05-2018

Danjeli dhe Fotini janë çifti që fitoi edicionin e dashurisë të këtij viti në ‘Big Brother’. Dyshja ishin të preferuarit e publikut dhe numëronin shumë fansa në rrjetet sociale.

Kur u publikua lajmi se ish-banorët e BBA ishin ndarë, të gjithë filluan dhe komentuan mbi këtë gjë, por ata mohuan çdo gjë kategorikisht, madje u shprehën se do të bënin edhe një martesë tjetër me paratë që do të merrnin nga “Big Brother”, por një postim i Danjelit u çuditi të gjithë kur tha që i ka dhënë fund lidhjes me Fotininë, ama kjo e fundit e mohoi kategorikisht këtë lajm të nesërmen.

Më para ata janë përfolur për një ndarje kur mbyllën Instagramin e përbashkët që kishin, mirëpo tani ka ardhur koha dhe dyshja kanë rihapur sërish ‘Instagramin’ e tyre, “La.Fo.Da”. Në postimin e parë ata kanë shkruar:

“Ju nuk mund të ktheheni dhe të ndryshoni fillimin, por ju mund të filloni aty ku jeni dhe të ndryshoni fundin”.

Më pas kanë vazhduar me disa postime nga momentet e tyre të përditshme.

lafoda.jpg

 

Pra Danjeli dhe Fotinia janë ende çift!

 

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443