Ishin një nga çiftet më simpatikë brenda shtëpisë së “Big Brother 9” e lidhjen e tyre e filluan edhe jashtë saj, ku për rreth pesë muaj nisën bashkëjetesën në Tiranë. Mirëpo prej disa javësh lidhja e Xhenit dhe Benardit ka pasur disa luhatje, pasi herë na lenë të kuptojmë se janë në një lidhje, ndërsa herë tjetër na duket sikur janë ndarë. Por të gjitha thashethemeve i ka dhënë fund Xheni me anë të një postimi në Instagram.
“Kaq ishte, ka marrë fund çdo gjë!” ka shkruar Xheni në “Instastory” dhe tani dyshimet janë shuar.