INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka më pikëpyetje, seanca e nesërme anulohet

S’ka më pikëpyetje, seanca e nesërme anulohet

Publikuar më: 16:02 20-02-2019

Pritshmëria për të pasur një protestë të dhunshme nesër para Parlamentit ka bërë që maxhoranca të anulojë seancën plenare. Edhe pse ishte bërë publik rendi i ditës dhe projektligjet për diskutim, orari i nisjes së seancës nuk ishte caktuar, çfarë ngriti pikëpyetje mbi mbledhjen ose jo të seancës. Por tani është finale, nesër nuk do të ketë seancë parlamentare. Këtë pritet të njoftojë dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili pritet të dal në një komunikim për mediat në orën 17:00.

Ndërkohë, anulimi i seancës është kërkuar këtë të mërkurë dhe nga ndërkombëtarët e aktivizuar në Tiranë. Këtë paradite, në zyrën e Lulzim Bashës ishte ambasadori i BE, Luigi Soreca, që më shumë se për mandatet foli për protestën e nesërme.
Nga ana tjetër, në turin që zhvilloi në të gjithë Shqipërinë, kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se institucionet u përkasin qytetarëve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377