Granit Xhaka nuk i ka shpëtuar ndëshkimit të FIFA-s për veprimin e bërë në ndeshjen Zvicër- Serbi. Mesfushori shqiptar i Helvetëve ishte autor i një supergoli dhe në momentin e festës ai bëri shenjën e shqiponjës me duar duke irrituar Federatën Serbe që kërkoi dënimin e tij.
Dje, Qeveria e Futbollit Botëror dha vendimin në të cilin bëhej me dije se Xhaka duhet të paguajë një gjobë prej 10 mijë frangash. Kjo duket se nuk e ka mërzitur aspak mesfushorin e Arsenalit, i cili sot ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale ku shfaqet gjatë një seancë stërvitore.
Xhaka duket i lumtur dhe gati për sfidën e nesërme: “Ndihem i gëzuar dhe i relaksuar. Nesër do të bëjmë gjithçka për të siguruar kalimin në raundin tjetër”, përfundon ai.
Gjithashtu ka reaguar edhe Shaqiri i cili ka publikuar një foto ku duket i fokusuar te topi, po ashtu Behrami ka thënë se problemi është i komplikuar “që shkon thellë e më thellë” dhe “duhet më shumë kohë” për ta diskutuar në tërësi. Skuadra pritet që të përballet në ndeshjen e saj të fundit në grupe kundër Kosta Rikës të mërkurën dhe se tani ai nuk dëshiron të flasë për këtë gjë.
“Natyrisht ne jemi të lumtur që asnjëri nga ne nuk u përjashtua”, tha ai, duke shtuar se në lidhje me këtë festë në fitoren kundër Serbisë se “nuk do të ndodhë sepse ndeshja e radhës nuk është aq speciale sikurse ajo e para”.
“Ndoshta ata do të festojnë me këtë gjë me klubin e tyre”, vazhdoi Behrami.
“Por nuk do të ndodhë më në Botëror