Rutina ditore na ngarkon më shumë nga se e mendojmë. Puna, familja, qoftë dhe ambientet sociale janë ato që nuk na bëjnë të mendojmë me kthjelltësi. Stresohemi dhe shpesh herë, kjo çon edhe në bllokimin e trurit, kështu mbetemi pa zgjidhje edhe për çështjet më të thjeshta.
Nga ana tjetër, stresi shërben në disa raste si nxitës për të dhënë maksimumin. Kuptohet, po flasim për doza të vogla të stresit. Kur vjen puna tek njerëzit, dallojnë dy kategori: ata që nuk mposhten lehtë nga ky faktor i jashtëm dhe ata që i zë paniku edhe për hiçgjë, shkruan intv.al. Gjatë aktivitetit të përditshëm i hasim shpesh persona të tillë, e nëse për disa themi: “sa nuk e vret mendjen!”, të tjerë i kritikojmë për situatën stresuese që përmbajnë përreth.
Si shumë herë, edhe në këtë pikë astrologjia ndikon në ndarjen mes ‘indiferentëve’ dhe ‘të stresuarve pa ndalim’. Po ju, e gjeni veten në listën e mëposhtme?
Virgjëresha
Gemini
Peshqit
Ujori
Gaforrja