Prezantuesja e njohur Pranvera Borakaj ka shpërthyer në të qeshura gjatë një transmetimi live në emisionin e saj dhe video i bë virale në rrjet. Atë e kap e qeshura dhe nuk ndalon dot, por Pranvera ka shpjeguar se si ndodhi situata dhe përse nuk mund të pushonte së qeshuri edhe pse ishte në emision live.
Ajo ka treguar se gjithçka ndodhi pas një lidhje live që do të kishin me një të ftuar në skype, por në vend të saj shihej vetëm i shoqi me tuta shtëpie.
“Aman se e kisha harruar kete. Ndersa benim lidhjen me skype , korrespondenti nuk e mbante videon nga zonja Rita , por nga shtepia dhe ne dhome levizte i shoqi me tuta , se ora 9 e mengjesit . Une insistoja qe ta kthenin kameran nga vetja , por ishte e pamundur . Dhe ne momentin qe e ktheu , aty u nderpre lidhja . Ndersa une beja pyetje shikoja vetem nje zoteri qe levizte me tuta ne dhome dhe e ftuara nuk duket asgjekundi .Ishte e pamundur ta mbaja te qeshuren , jo vetem une , por gjithe stafi dhe e ftuara e rradhes qe ishte ne studio . Dhe shyqyr qe qeshim , se e qeshura te shton jeten. Perkonte dhe me temen se po flisnim per 60 vjetorin e estrades.", shkroi ajo duke shpjeguar se si ndodhi e gjithë kjo skenë që na ka bërë të gjithëve të qeshim me lot pa diskutim.