INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
S’ka qetësi, Vuçiç paralajmëron kundërmasa, Thaçi: Hyjmë në zonë të rrezikshme

S’ka qetësi, Vuçiç paralajmëron kundërmasa, Thaçi: Hyjmë në zonë të rrezikshme

Publikuar më: 13:40 24-06-2019

Raportet mes Serbisë dhe Kosovës vijojnë të jenë të tensionuara sidomos pas vendimit të Prishtinës për të vendosur taksa 100% ndaj mallrave serbe.

Taksa e vendosur ka bërë që drejtuesit e dy shteteve të paralajmërojnë masa dhe kundërmasa shtesë. Qeveria këtë vendim e ka marrë si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për shkak të propagandës së saj të vazhdueshme kundër Kosovës. Së fundmi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se kundërmasat për taksën 100% që ka vendosur Kosova do të nisin menjëherë pas festës së ‘Vidovdanit’, e cila mbahet me datën 28 të këtij muaji në Gazimestan.

Ai tha se do të realizohet një bisedë me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë dhe do të vendosen se cilat masa të ndërmerren. Vuçiç tha se shpreson që të mos jenë të nevojshme kundërmasat, por që sipas tij serbët janë të detyruar për një gjë të tillë nëse nuk ka progres.

Nga ana tjetër Presdidenti Thaci gjatë fjalës së tij në një konferencë është shprehur se nëse këtë vit nuk do të ketë marrëveshje atëherë hyhet në një zonë të rrezikshme.

“Ne duam që një herë e përgjithmonë ta qartësojmë raportin tonë si shtet me shtetin e Serbisë, gjë që mund të arrihet vetëm përmes një dialogu që do t’i ketë afatet kohore të qarta, objektivat precize, garancat dhe mbështetjen ndërkombëtare, në radhë të parë të SHBA-së dhe BE-së. Nuk kam kurrfarë dyshimi që nëse këtë vit nuk do ta bëjmë marrëveshjen ligjërisht detyruese në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të hyjmë në një zonë të rrezikshme të këtyre raporteve, që mund ta destabilizojë gjithë rajonin”

Ai ka theksuar se fatkeqësisht situata dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese dhe gjërat nuk po lëvizin ashtu sic duhet.

Dialogu Serbi Kosovë është bllokuar që nga vendosja e taksës ndaj mallrave serbe. Prishtina vazhdon të këmbëngulë se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia e Bonja të njohin pavarësinë e Kosovës.

Shfuqizim apo pezullim të taksës ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës por autoritetet e Prishtinës janë të vendosura të vijojnë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158