Sot u zhvilluan dy gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Shqipërisë, me Tiranën dhe Skënderbeun si finaliste. Ekipi bardheblu i dha fund aventurës së skuadrës e cila mund të quhet një mrekulli, Besëlidhja, duke fituar pastër 2-0 me dy gola që në pjesën e parë.
Fillimisht Taku nga pika e bardhë në minutën e 23-të dhe më pas Hoxhallari në minutën e 40-të mbyllën llogaritë, edhe pse Besëlidhja ishte e pafat, sepse kur rezultati ishte 1-0 pretendoi për një 11-metërsh për prekje me dorë të topit në zonën e Tiranës.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur në Durrës Teuta e pati më të vështirë, sepse po luante përballë kampionëve. Skënderbeu luajti një ndeshje perfekte dhe fitoi 1-0 pa shpenzuar shumë energji. Korçarët pritën qetësisht hapësirën për të goditur dhe në fillim të pjesës së dytë Liridon Latifi, pasuar nga Gavazaj, vulosi fitoren dhe kualifikimin. Teuta u mundua shumë, humbi disa raste shumë të mira në fundin e takimit, por ishte e qartë që finalja ishte e Skënderbeut.
Finalja e madhe do të luhet me datën 31 maj.