INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''S’ka zgjedhje të parakohshme''/ Spiropali reagon për herë të parë për MEME-t fyese që i bëjnë dhe videon e Ramës me gratë! [FOTO]

''S’ka zgjedhje të parakohshme''/ Spiropali reagon për herë të parë për MEME-t fyese që i bëjnë dhe videon e Ramës me gratë! [FOTO]

Publikuar më: 18:57 09-03-2019

Për Ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherësh zëdhënëse e qeverisë, parlamenti është legjitim.

“Listat i kanë bërë ata. Ajo është lista e PD.Dhe kush është të thotë që Monika Kryemadhi ishte legjitime dhe e denjë për parlamentin dhe nuk qenka zonja nga Dibra që ka marrë mandatin. Po ashtu me radhë, me gjithë listën e kandidatëve. Myslim Basha pse qenka më i denjë se Myslim Murrizi, apo dikush tjetër që ka marrë mandatin. Ajo nuk është një listë e zgjedhur nga ne.” -theksoi Spiropali në emisionin “Kjo Jave”, ndërsa tha gjithashtu se opozita zgjodhi të vetëvritet e të dalë nga fushë beteja.

“Të gjitha hesapet i kanë bërë pa hanxhinj. Pra, kanë gabuar politikisht në aktin që kanë marrë. A jemi ne të keqardhur për opozitën? Patjetër. Ne nuk do ta kisim dashur që opozita të dilte nga parlament”

Për Spiropalin dialogu me opozitën do të jetë vetëm brenda kornizës kushtetuese dhe rendit demokratik.

kjov.jpg

 

Spiropali shtoi se zgjedhjet vendore janë një mundësi për opozitën për të parë mbështetjen në elektorat, ndërsa theksoi se ato do të mbahen edhe nëse opozita vendos të mos marrë pjesë në to.

Ndër të tjera Spiropali komentoi edhe videon e kryeministrit Rama me gratë në Fier, ku i ftoi të gjitha në vallëzim.

“Ishte një festë e parashikuar në Fier. Besoj ishte një organizim i Bashkisë dhe i PS, dhe kryeministri u gjend aty dhe si gjithmonë i dha një dozë hilariteti dhe festiviteti gjendjes.”- tha Spiropali.

Për ministren Spiropali të ashtuquajturat meme në rrjetet sociale, janë pjesë e lojës.

“Kur i merr përsipër je një person që flet e mban qëndrime, patjetër do kesh edhe sulme, do kesh edhe kundërshti. Ajo që është e papranueshme për të gjithë, janë përpjekjet për të fyer apo denigruar. Që në fakt janë shenjë dobësie. Nuk më prekin, kam gjithnjë besim te vetja. Dhe ajo që bëj është e rëndësishme e kur beson te ajo që ke, gjithçka tjetër është pjesë e lojës. Unë familjen e kam shumë të fortë dhe ata e kuptojnë që sulmet politike janë pjesë e lojës. Në vitet e fundit, përbaltjet fyerje, gjuha politike është rënduar tmerrësisht. Shkonim në parlament dhe kishim frikë se duhet të përlesheshim trup më trup. Në atë Kuvend janë hedhur, vezë, miell, bojë e çizme, ishte një situatë e papranueshme.” u shpreh Spiropali.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164