INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''S'ka zgjedhje të parakohshme''/ Kryemadhi i kthen përgjigje Ramës, po nga media italiane

''S'ka zgjedhje të parakohshme''/ Kryemadhi i kthen përgjigje Ramës, po nga media italiane

Publikuar më: 12:39 23-02-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kreyemadhi, gjatë një prononcimi për garetaren Laura Tangherlini, për median italine "Rai Neës", ka shpjeguar arsyet e djegies së mandateve nga opozita.

"Rënja e kësaj qeverie, që përfaqëson krimin e organizuar në Shqipëri, do të sjellë stabilitet në Europë dhe në rajon", - është shprehur Kryemadhi.

Lidhur me deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, po për "Rai News", se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme për shkak të tekave të opozitës, kryetarja e LSI-së është shprehur: "Institucionet janë totalisht të shkatërruara dhe është normale që ai të ndihet paksa si mbreti i Shqipërisë, duke menduar se ka mbështetjen e të gjitha institucioneve, por ky është një problem. Sjellja e tij është vërtetë një problem serioz, nëse ai nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh, është problem i tij dhe jo problem i popullit shqiptar apo opozitës”.

Ndër të tjera Monika Kryemadhi është shprehur se protesta e opozitës së bashkuar do të vazhdojë.

"E gjithë axhenda jonë varet nga qeveria, nga vendimi i mazhorancës dhe populli do të jetë me ne, sepse ne jemi opozita, ne do ti mbrojmë dhe nuk do ti lëmë të provokohen nga forca të tjera, si forcat e sigurisë të qeverisë",- është shprehur Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ka theksuar se axhenda e opozitës është shumë mirë e organizuar dhe do shkojë para për të kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur. /intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773